Ka ndërruar jetë foshnja njëvjeçare që u lëndua në një aksident të rëndë gjatë ditës së djeshme në fshatin Hodonoc të Kamenicë.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka bërë të ditur se trupi i pajetë i fëmijës është dërguar për obduksion.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatën se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një fëmijë i moshës rreth një-vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka thënë Hashani.
Në këtë aksident të rëndë gjatë ditës së djeshme kishte ndërruar jetë një 33 vjeçar.