Ambasada e Kosovës në Uashington ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë, ku ka marrë pjesë edhe zëvendës ndihmëssekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.
“Marrëdhënia e Kosovës me SHBA-të është e rëndësishme për dy vendet tona. Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, deklaroi ambasadori Dugolli, njofton Ambasada në Uashingron.
Ambasadori kosovar ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-së për Kosovën.
Në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar.