“Probleme teknike”: Policia e Kosovës nuk tregon saktë pse faqja e tyre në Facebook ka dalë jashtë funksionit

Faqja e Policisë së Kosovës në Facebook, aty ku shpërndaheshin informacione e njoftime nga Policia e Kosovës e emëruar “Kosovo Police” nuk është aktive.

Nëse kërkoni për këtë faqe në Facebook, do të njoftoheni se faqja është jashtë funksionit.

Ndryshe, kjo faqe ka qenë e verifikuar nga Facebook, si dhe njoftimet zyrtare janë shkruar aty.

Në një përgjigjje dhënë Gazetës Nacionale, Policia e Kosovës nuk ka specifikuar fare arsyet e problemeve me web faqen e tyre.

Aty thjesht thuhet se kjo ka ndodhur për arsye të problemeve teknike, si dhe se janë marrë masat adekuate.

“I nderuar, Referuar interesimit tuaj ju informojmë se, për arsye të problemeve (teknike) të shfaqura, facebook-u zyrtar i PK-së është jashtë funksioni. Lidhur me këtë janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetent, me qëllim të evitimit të problemit.” Thuhet në përgjigjjen e tyre.