Gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:15 një person derisa ishte në rrugë të Rahovecit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
I njejti është dërguar për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec. Por mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka dhënë detaje për këtë rast.
“Rr. Jahja Danuza, Rahovec 17.02.2023 – 13:15. Raportohet se viktimës mashkull gjatë në rrugë e sipër, i është përkeqësuar gjendja dhe nga një kalimtar rasti është dërguar në QKMF Rahovec, ku mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.