Turku që shpëtoi nga rrënojat 261 orë pas tërmetit, takon për herë të parë vajzën e tij të porsalindur

Mustafa Avci është turku që ka shpëtuar nga rrënojat e tërmetit 261 orë pas.

Mustafa pasi u shtrua në spital dhe gjendja e tij kishte filluar që të përmirësohet, takoj edhe familjarët e tij.

Anadol Agencykishte arritur që të filmonte momentin emocional kur mes lotëve të gëzimit, Bilge Avcı, bashkëshortja e Mustafasë, shtriu në gjoksin e bashkëshortit vajzën 12-ditëshe të cilën e puthi.

Vajza e tyre kishte lindur shumë pak orë para tërmetit. Lindja ndodhi në ora 23:50 më 5 shkurt sipas kohës lokale. Disa orë më vonë, goditi tërmeti i parë, gjatë të cilit mbeti nën rrënoja Mustafa Avcı.

Nga ana tjetër reparti i spitalit ku ndodhej Bilge Avcı bashkë me foshnjën e sapolindur, qëndroi pa u rrëzuar për një kohë, mjaftueshëm që ata të dalin të sigurt nga spitali.

Mustafa Avcı për Anadolu tha se nuk kishte asnjë shpresë dhe madje nuk bëri asnjë përpjekje për të dalë i gjallë nga rrënojat.

“Është sikur kam lindur sërish.” – ka thënë ai.

Ndërsa bashkëshortja e tij, është shprehur se ende nuk mund ta besojë që burri i saj është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

“Jam shumë e lumtur. Kishim humbur shpresat. Tani jemi në një pikë ku fjalët nuk mjaftojnë. Vajza ime ishte gjithmonë e buzëqeshur, sikur po thoshte ‘Babai im do të vijë sot.” – tha Bilge Avcı.

Mbrëmë, 261 orë pas tërmetit shkatërrues, Mustafa Avcı u nxor i gjallë nga rrënojat në një shpëtim që cilësohet si mrekulli. Ai u transferua në një spital në qytetin Mersin, ku në vizitë i erdhën bashkëshortja dhe foshnja e tyre e lindur disa orë para tërmetit.

Nacionale Facebook