Dje ka vdekur një 15 vjeçare duke skijuar në Brezovicë.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, viktima derisa ishte duke rrëshqitur në borë e kishte humbur kontrollin dhe ishte rrëzuar.
Si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Policia bën të ditur se e njëjta fillimisht ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë e me pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë.
Policia njofton se kanë nisur hetimet mbi këtë rast.
“Brezovicë 15.02.2023-11:30. Viktima femër kosovare dyshohet se derisa ishte duke rrëshqitur në borë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë e me pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thuhet në raport.