Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, duket se pushimet dimërore po i kryen në Bansko të Bullgarisë.
Basha i VV-së raportohet se ka zgjedhur qëndrën e skijimit Bansko në Bullgari, para qendrave të skijimit në Kosovë, si Brezovicën.
Deputeti Basha është parë sot gjatë ditës në qëndrën e skijimit në Bansko të Bullgarisë, një vend i frekuentuar nga mijëra vizitorë.
Në fotografi, ai shihet i veshur për skijim dhe pajisjet për praktimin e këtij sporti dimëror.
Përndryshe deputeti Basha është nga më të zëshmit prej deputetëve të grupit të tij. Ai kishte lavdëruar aksionin e Prokurorisë për rastin “Brezovica”, por duket se kësaj radhe ka preferuar Banskon para Brezovicës./Nacionale