Një grua 42-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në qytetin jugor të Turqisë, Kahramanmaras, ku mbeti e bllokuar për gati 222 orë.
Pamjet televizive i shfaqën punëtorët e shpëtimit teksa mbanin gruan, e identifikuar si Melike Imamoglu, të vendosur në një barelë në një ambulancë aty pranë, raporton Al Jazeera.
Ky shpëtim befasues vjen ndërkohë që gjetjet e të mbijetuarve janë ngadalësuar në ditën e nëntë të operacioneve të shpëtimit.
Kahramanmaras është afër epiqendrës së tërmeteve të javës së kaluar.