Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka njoftuar se ka larguar terrasat/konstruksionet që ishin vendosur nga bizneset në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj.
Sipas njoftimit, lirimi i këtyre hapësirave është bërë në koordinim dhe mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve.
“Drejtoria e Inspeksionit ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin nga biznese të ndryshme në kryeqytet. Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë). Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në njoftim.