Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli i është nënshtruar një operacioni në palcën kurrizore.Lajmin e ka dhënë miku i tij, Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ai tha se Dugolli është operuar në spitalin shtetëror të Prishtinë.
Postimi i tij i plotë:
Në spitalin shtetëror të Prishtinës, shoku Enver kaloi edhe një sfidë në përballjet e shumta jetësore.Falë duarve të arta të neuro-kirurgut, dr. Faik Qosja dhe ekipit të tij të mrekullueshëm, ai me sukses kreu ndërhyrjen kirurgjike në palcën kurrizore.I urojmë mjekët për këtë sukses, e Enverit i urojmë shërim të shpejtë! Të shkuara e të harruara!