Një ngatërresë mes disa personave ka ndodhur dje në fshatin Makoc të Prishtinës.
Përleshja, motivet e së cilës akoma s’dihen eksaloi për çka u desh intervenimi i Policisë.
Burimet e Sinjalit thonë se personat e përfshirë në këtë përleshje janë dy djem me babain e tyre të cilët u kapën me dy kushërinj pas një konflikti verbal që patën mes vete, gjatë ditës së djeshme.
Gjatë përleshjes njëri nga vëllezërit ka nxjerrë armën, të cilën ia ka drejtuar kushëririt të tij, por që familjarët e shqetësuar arritën t’ia largonin nga duart, për të mos ndodhur më e keqja.
Lidhur me rastin, Sinjali mëson se Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve, ku është konfiskuar një armë, derisa babai me dy djemtë janë shoqëruar në stacion policor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprat penale “kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.