Një qen në Hatay të Turqisë ka pesë ditë që pret që pronarja e saj të dalë e gjallë nga rrënojat.
Një burrë aty pranë, Mustafa Sonmez, tha se e njeh gruan që ka mbetur nën rrënoja. Ai tregoi se qeni doli i gjallë nga rrënojat një ditë pas tërmetit dhe që nga atëherë e ka pritur pronaren e saj, sipas videos të shpërndarë nga Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Ne e dërguan qenin në një vend tjetër, por ajo u kthye. Ajo vazhdon ta pres pronaren, ajo është ende nën rrënoja”, tha Sonmez.
A dog in Turkey's quake-ridden Hatay city waited outside a collapsed building where owner was trapped for five days https://t.co/0UyGwPo2eX pic.twitter.com/eg3zhfo0ma
— Reuters (@Reuters) February 11, 2023