Edhe zyrtarisht është hapur shkolla në gjuhen shqipe në Fulda të Gjermanisë.
Në këtë ceremoni mori pjesë konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fidan Ibrahimi dhe anëtarë të Këshillit të Shkollës Shqipe në Republikën Hessen.
Nxënësve iu dëshiroj shumë suksese!
Për këtë ka njoftuar veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Ukë Blakaj, i cili është shprehur i lumtur që sot rifilloi mësimi plotesues në gjuhën shqipe në Fulda të Gjermanisë.
“Hapja e shkollës në gjuhen shqipe është një lajm i mirë dhe i gezueshëm, pasi të gjithë e dimë se sa i rëndesishme është gjuha jonë e shenjtë”, thuhet në njoftomin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Fulda të Gjermanisë.