Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendimin për ndalimin e ish-nënkryetarit të Skenderjat, Nuredin Lushtakut, pas grumbullimit të provave të reja lidhur me incidentin e së shtunës, raporton Sinjali.
Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e Lushtakut, por i njëjti ende nuk është hasur.
Posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale.
https://permbledhja.com/detaje-se-si-ndodhi-i-gjithe-sulmi-ne-skenderaj-nga-fillimi-deri-ne-fund/