Me Ligjin për Paga dhe me caktimin e vlerës së koeficientit është bërë publike paga bazë e punëtorëve në institucionet publike. Më poshtë gjeni listën e pagave neto që i bie ta marrin disa prej punonjësve.
Qeveria e ka caktuar sot vlerën e koeficientit 105 euro. Ky koeficient, sipas Kryeministrit Albin Kurti, mund të rritet vitëve në vijim, nisur nga janari i 2024-s, kur thotë se do të bëhet 110 euro.
Punonjësve publikë u janë caktuar koeficientet me Ligjin për Paga, që pritet të hyjë në fuqi më 5 shkurt. Ndërkaq paga bazë e një punonjësi llogaritet duke shumëzuar koeficientin që e ka pozita e tij me vlerën e koeficientit.
Më poshtë janë pagat që pritet t’i marrin disa prej punonjësve publikë, duke ia hequr kontributet pensionale dhe tatimin. Janë përzgjedhur pozitat ku ka më shumë të punësuar.
Mësimdhënësi/ja në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët
588 euro bruto – 524.94 euro neto
Mësimdhënësi/ja në Shkollë të Mesme të Lartë
609 euro bruto – 542.90 euro neto
Mësimdhënësi/ja e Shkollës Speciale
609 euro bruto – 542.90 euro neto
Mësimdhënësi/ja në Shkollë të Mesme të Lartë
609 euro bruto – 542.90 euro neto
Edukatori/ja
Paga baze: 546 euro bruto – 489.03 euro neto
Ushtari
588 euro bruto – 524.94 euro neto
Rekruti
210 euro bruto – 194.72 euro neto
Polici
525 euro bruto – 471.07 neto
Polic i ri
472.5 euro bruto – 426.16 euro neto
Kadet
210 euro bruto – 194.72 euro neto
Zjarrfikës
525 euro bruto – 471.07 euro neto
Mjek specialist
1260 euro bruto – 1,099.50 euro neto
Mjek i përgjithshëm
777 euro bruto – 686.53 euro neto
Kryeinfermier
672 euro bruto – 596.76 euro neto
Infermierët
nga 588 deri në 535.5 bruto – nga 524.94 deri në 480.05 euro neto