Gjatë ditës së sotme, presidenti kroat Zoran Millanoviq bëri deklarata interesante në lidhje me luftë në Ukrainë por edhe Kosovën.
Presidenti i Republikës dhe komandanti i forcave të armatosura të Kroacisë, Zoran Millanoviq, mori pjesë në dërgimin e ushtarëve kroatë në një aktivitet të NATO-s.
“Disa në Parlamentin Evropian po flasin për copëtimin e Rusisë – kjo është çmenduri. Ne e serbët nuk urreheshim aq shumë. Nëse nuk mund t’i jepni fund kësaj çmendurie, atëherë largohuni prej rruge, sepse do të vijë te ju,” – theksoi z. Millanoviq,transmeton Dnevnik.
“Prej vitit 2014 e deri më 2022, ne po shohim se si po provokohej Rusia me qëllimin që ta niste luftën. Dhe e nisi. Një vit kaloi, dhe vetëm tash po flasim për tanke. Do t’i dërgojmë krejt tanket gjermane atje, tanket ruse janë djegur. I njëjti fat i pret edhe këto.”
“Kjo s’është pyetje morali, ku deri dje njerëzit bëheshin si paqësorë dhe tash duan të copëtojnë njerëz tjerë. Zgjidhja nuk është ndryshimi i qeverisë në Rusi. Tanket gjermane në Harkiv do t’i sjell ato më afër me kinezet.” – theksoi ai.
Ai më pas foli edhe për Kosovën duke bërë deklarata tjera të çuditshme.
“Serbia dhe Rusia nuk janë e njëjta gjë. Kjo, fatkeqësisht, është një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e kemi aneksuar Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkomëbtar. E kemi marrë nga Serbia. Kush e bëri tjetër, pos neve? A e njohëm Kosovën? Nuk është aneksim por pushtim. Nxjerrje….”- u shpreh më tej ai.
Ai pretendoi edhe se ukrainasit i urrenin rusët patologjikisht, duke shtuar se me rrëshqitjen drejt konfliktit me një superfuqi botërore mund të përfundohej drejt përdorimit të armëve nukleare.
“Po e shoh se çka po ndodh, se si emocionet e çmendura po e çojnë Evropën në diçka me të cilën nuk do t’ia dalë që të merret,” – vazhdoi ai.
Ai u shpreh se rusët nuk do të pranonin humbjen e luftës, dhe nëse do të ishte e nevojshme do t’i përdornin edhe armët nukleare.