Sindikatat e njohësit e ekonomisë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për stagnimin e projektligjit për pagën minimale, ndonëse paga këto nga të cilat varën qindra familje në Kosovë. Nga Sindikata e Sektorit Privat kanë thënë se nuk do të pranojnë që paga minimale të rritet në 250 euro pas rritjes së inflacionit.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat është shprehur e zhgënjyer me institucionet e vendit, duke thënë se nuk po e diskutojnë më projektligjin për pagën minimale.
Ndonëse, ky projektligj ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, ai ende nuk është proceduar tutje.
Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi ka thënë se projektligji për pagën minimale nuk ka lëvizë fare, për çka sipas tij, fajtor është Qeveria e Kosovës.
Këto vonesa sa i përket pagës minimale, për ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, janë të paarsyeshme.
Ai ka thënë se fati i pagës minimale nuk duhet të mbetet te veteranët, pasi sipas tij, shkaku i pagës së ultë, të rinjtë po ikin jashtë shtetit.
Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin, i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto.
Për pagën minimale kritika kanë hedhur edhe opozita, të cilët kanë thënë se nuk do ta përkrahin një nismë e cila len jashtë kategoritë e dala nga lufta. /Kanal10