Ka vdekur i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar mjeku Ejup Govori për Gazetën Nacionale. Govori tha se pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë, teksa përkundër përpjekjes së mjekëve për ta lënë në jetë, pacienti nuk ia doli.
“Mjekët tentuan vazhdimisht që ta kthejnë në jetë, por përkundër kësaj, pacienti s’ia doli. Ai vdiq këtu”, tha Govori.
Ndërkohë, po i njëjti mjek pak kohë më parë kishte dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të dy grave që u plagosën.
“Bëhet fjalë për du të plagosura, paciente të gjinisë femërore viti i lindjes 1959 dhe 1979. Relacioni është nënë dhe bijë. Gjendja e tyre është stabile. Gruaja më e moshuar ka lëndime më serioze në bark dhe ekstremitetet e mëposhtme. Ajo do t’i nënshtrohet një operacioni. Si nga ana e kirurgut abdominal edhe ortopedi. Në anën e djathtë ka një frakturë të ekstremitetit të poshtëm,”- i tha doktori gazetës.