Dihet tashmë se rrjetet sociale janë shndërruar në një vend ku shumica prej “VIP”-ave reklamojnë bizneset e tyre, trupin dhe përfitojnë para të shumta nga reklamat.
Si pasojë, për të postuar diccka në rrjetet sociale, duhet të jetë perfekte dhe shpeshherë, personat publikë përdorin edhe programin “Photoshop”, për të rregulluar fotot e tyre.
Për të “konfirmuar” në një farë mënyre se rrjetet sociale janë një gënjeshtër e madhe, ka menduar Antonela Berisha.
Antonela është një prej ish-konkurrenteve të emisioni “Përputhen”, aty ku arriti të merrte famë falë deklaratave të saj, por dhe paraqitjes fizike.
Në rrjetin social “Instagram”, ajo publikon foto sensuale dhe me veshje të firmave nga më të ndryshmet. Por duket se në realitet Antonela është krejtësisht ndryshe dhe fansat e saj janë zhgënjyer.
Në disa foto të publikuara së fundmi në rrjetet sociale Antonela lë shumë për të dëshiruar dhe duhet thënë se ndryshimi, është drastik!