Narqize Arenliu emërohet u.d drejtoreshë e ShSKUK-së

Narqize Arenliu është zgjedhur si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Arenliu deri më tani ka ushtruar postin e drejtoreshës së Spitalit të Prizrenit, ndërsa emërimi i saj në krye të ShSKUK-së vjen pas dorëheqjes së Pranvera Zejnullahut.

Tash ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, ishte edhe drejtoreshë e Shëndetësisë në Prizren gjatë kohës kur me këtë komunë udhëhiqte Lëvizja Vetëvendosje.

https://permbledhja.com/e-konfirmuar-me-30-janar-fes-prezanton-draft-statutin-e-asociacionit/