Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, në paraqitjen e saj në njërin nga televizionet kosovare të martën në mbrëmje ka lënë shumë për të dëshiruar. Kusari përballë gazetarëve në emisionin “Context” të ATV-së është pyetur për privatizimin e KEDS-it. Por përgjigje të detajuar për këtë punë nuk dha.
“Pse s’po ia përmendin kryetares që ka qenë në komisionin ndërministror për privatizimin e KEDS-it? A je pendu që është shitë me atë çmim KEDS-i?”- e ka pyetur gazetari Lavdim Hamiti deputeten e VV-së.
Në përgjigjen e saj të gjatë, Kusari-Lila fillon që të shpjegojë, por pa treguar nëse është penduar ose jo për shitjen e KEDS-it, siç i kërkoi gazetari.
“Me të thanë të drejtën, kur kthehem prapa në ato rrethana që e kanë karakterizu e para edhe procesin, atëherë edhe procesin mandej, unë them se secila gjë në kohën e saj e ka pasë kuptimin. Unë e kam thënë edhe e kuptoj, e kam thanë edhe publikisht që Lëvizja Vetëvendosje me të drejtë e ka kontestu aso kohe privatizimin. Megjithatë, në të njëjtën periudhë kohore, kur ka ndodhë privatizimi i rrjetit të distribucionit për 26 milionë, kanë ndodhë aso kohe subvencione prej qeverisë për distribucionin…”- u mundua të shpjegonte shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje.
E në këtë moment, gazetari Hamiti ndërhyn në përgjigjen e Kusari-Lilës.
“S’po na len me folë. Njëjtë ankohet Haki Abazi për ty. Jahja Kokaj. Me krejt ki probleme”- i është drejtuar gazetari Lavdim Hamiti Kusari-Lilës./Nacionale