Analisiti i politikës, Fitim Salihu, ka reaguar ndaj komenteve diskriminuese ndaj rajonit të Drenicës që u bën këto ditë për shkak të vërshimeve.
Salihu ka thënë se ky diskriminim dhe moszhvillim i Drenicës i ka rrënjët historike, duke përmendur diskriminimin gjatë kohës së Jugosllavisë ku ka përmendur disa shifra.
Më tej ai ka thënë se rajonet që ka rezistuar ishin lënë më të prapambetura nga shteti jugosllav.
“Në shumë raste, sa më shumë rezistencë që kishte pasur në një rajon kosovar në fund të Luftës së Dytë Botërore, aq më i prapambetur ishte lënë nga shteti jugosllav.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Shkrimi i tij i plotë:
Diskriminimi dhe moszhvillimi i Drenicës ka rrënjë historike. Në Jugosllavi ka ekzistuar diskriminimi vertikal dhe ai horizontal. Jo vetëm në mes të njësive federative, por dhe brenda vetë tyre.
Psh, Kosova e kishte GDP-në për banor katër herë më të vogël (25%) në krahasim me GDP-në për banor të Jugosllavisë. Por, brenda Kosovës, komuna e Skënderajt kishte tre herë më pak (35%) të ardhura për kokë banori krahasuar me mesataren e Kosovës.
Raporti mjek-banor në Mitrovicë ishte 1 mjek:1,700 banorë dhe në Prishtinë 1:1,900, gjersa në Skënderaj ishte 1 mjek:18,300 banorë dhe në Klinë 1:14,100.
Në shumë raste, sa më shumë rezistencë që kishte pasur në një rajon kosovar në fund të Luftës së Dytë Botërore, aq më i prapambetur ishte lënë nga shteti jugosllav.