Anëtari i LDK-së, Valon Murtezaj, ka publikuar disa fotografi të shtëpisë së tij, para, gjatë dhe pas vërshimeve në Skënderaj.
Murtezaj ka thënë se në stinën e pranverës ai do të sjell lule nga Parisi dhe do t’i mbjellë në oborrin e shtëpisë së tij në Drenicë.
“Bashkëndjej dhe solidarizohem me të gjithë qytetarët e Skënderajit dhe gjithë Kosovës që kanë pësuar dëmë të mëdha nga këto vërshime.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook të dielën.
Shkrimi i plotë:
Oborri i shtëpisë sime në Skënderaj.
Para vërshimeve.
Gjatë vërshimeve.
Pas vërshimeve.
Familjarët po punojnë t‘i bëjnë punët që mund të bëhen në këtë kohë brenda shtëpisë.
Kur t’ia jep syni i pranverës do të sjell lule prej Parisit dhe do ti mbjell në oborrin e tokës së Drenicës, e do ta bëjmë vend edhe më të bukur.
Bashkëndjej dhe solidarizohem me të gjithë qytetarët e Skënderajit dhe gjithë Kosovës që kanë pësuar dëmë të mëdha nga këto vërshime.