Duke tentuar ta shpëtojë motrën, ranë të dyja nga kati i katërt – Detaje nga rasti tragjik në Ferizaj

Detaje të reja janë bërë të njohura për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Ferizaj. Atje dy motra ranë nga kati i katërt, ku si pasojë njëra humbi jetën.

Vitkima është 15-vjeçare, kurse 18-vjeçarja tjetër po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka treguar se rasti po hetohet si vetëvrasje.

Kjo pasi viktima kishte tentuar të kërcejë nga kati i katërt, kurse motra duke tentuar ta shpëtojë, ra bashkë me të.

“Rasti është cilësuar si vetëvrasje. =Mësohet se e ndjera kishte tentuar të kërcej nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra vet, kanë rënë të dyja”, ka thënë Veseli.

Policia për këtë rast, informatën e kishte pranuar mbrëmë rreth orës 21:00, ku më pas kishte dalë në vendin e ngjarjes.

“Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët, ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka konfirmuar zëdhënësi Veseli.