Lojërat Mesdhetare: Kosova sot garon me tre sportistë

Sot Kosova vazhdon garat në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran, të Algjerisë.

Sot vijon dita e nëntë për sportistët kosovare, në kuadër të garave që po mbahen në Algjeri.

Kosova do të përfaqësohet nga tre sportistë, transmeton lajmi.net.

Fillimisht garën e fillon Arbër Bajra në taekwondo, ndërsa më pas Vanesa Beka dhe Alush Telaku në not.

Aktualisht, ekipi kosovar ka arritur të fitojë gjashtë medalje në këto lojëra, duke u renditur në vendin e 11.