Klinë: Gjen kuletën me 1200 euro dhe nuk e raporton, arrestohet

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se kishte marrë një kuletë të cilën e kishte gjetur në sheshin “Nënë Tereza” në Klinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka gjetur dhe ka marrë portofolin e viktimës mashkull kosovar. Sipas viktimës në portofol kanë qenë dokumentet personale të viktimës dhe 1,200 €. Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar kuleta dhe paratë”, ka njoftuar Policia.

Bëhet e ditur gjithashtu se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurori, është liruar, rasti në procedurë të rregullt.

https://permbledhja.com/gjermania-ne-mars-do-ta-kete-gati-ligjin-e-ri-per-fuqine-punetore/