Një qytetar nga Komuna e Skenderajt, i cili sot foli për Gazetën Nacionale, u shpëtua dje mrekullisht nga zyrtarët e kësaj komune.
Pas vërshimeve të mëdha, shtëpia e tij ishte përmbytur, derisa ai nuk po ia dilte të shpëtonte dot.
Kur erdhën zyrtarët e Komunës, atë e morën dhe e dërguan tek një vend i përshtatëshëm, ku sasia e ujit nuk ishte e rrezikshme për jetën.
Madje qytetari për Nacionalenm rrëfeu edhe se si para 7 vjetëve personalisht Sami Lushtaku e kishte shpëtuar, nga po i njejti problem.
Edhe pse ai vet shpëtoi, në këto fotografi që sjell Nacionale, nga perspektiva e dronit, shihet se pasuria e tij në oborr tashmë është shkatërruar. Shtëpia është kthyer në rrënojë.
Fotografitë: