Kongresmeni Ritchie Torres ka folur sërish rreth situatës në vendin tonë, duke e çmuar atë si njërën prej demokracive më të fuqishme në botë.
Veç kësaj, ai ftoi edhe shtetet e komunitetit ndërkombëtar që ta njohin Kosovën.
Në anën tjetër, hodhi kritika ndaj Perëndimit, duke thënë se ka shkuar larg duke e përkëdhelur Serbinë.
“Kosova meriton njohje, meriton përkrahje në betejën kundër Serbisë e cila është një prokurë ruse dhe ne duhet të mbështesim demokracinë e Kosovës. Me shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë.
Ne duhet medemos ta pranojmë së Kosova është alerte e SHBA-ve, kurse Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë dhe ne duhet të kërkojmë vendosmërisht pranimin e Kosovës së Pavarur si demokraci”, ka thënë ai për RTV21.