Një ndejë e parmbrëmëshme në një odë në Kleçkë të disa prej figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nxiti shumë komentime.
Madje, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u ndie shumë i ofenduar mbrëmë në emisionin Pressing në T7 kur u pyet se a e konsideron primitive ndejat në odë.
Mirëpo, Fatmir Limaj dhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku janë parë sërish së bashku në një kafiteri.
Ishte Sami Lushtaku ai i cili ka publikuar një fotografi me Fatmir Limajn dhe me një mik tjetër.
“Ndeja e mirë me miq të mirë”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij në Facebook.