Shkeljet që bëhen në komunikacion nga shoferët, shpesh përcillen edhe me konflikte verbale mes pjesëmarrësve në trafik, madje ka raste kur eskalojnë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë.
Sinjali mëson se një qytetar ia drejtoi armën një 50-vjeçari, duke e kërcënuar me fjalë të ndryshme për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre, derisa ishin në komunikacion.
I dyshuari, sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë iu është drejtuar viktimës me fjalët “A bon mo kshtu bre pis, t’u ** nana, gruan ta **”. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka vazhduar ta kërcënojë viktimën dhe bashkëshorten e tij duke iu thënë “A e dini se çka ju bëj, ju ** ***** e samës”.
Përballë kësaj situate, çifti ka vendosur ta njoftojë Policinë dhe e kanë denoncuar rastin që ndodhi. Zyrtarët policorë janë vënë në lëvizje dhe kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale ‘kanosje’.