E reja kosovare Jasmina Neziraj vuan nga një sëmundje e rëndë. Për trajtimin e leukemisë akute, 20-vjeçares kosovare i duhet rreth 140 mijë euro për shërim jashtë vendit. Kjo shumë është e papërballueshme për familjen e saj. Andaj të gjithë janë mobilizuar për t’i gjetur mjetet për trajtimin e saj.
Nën lot babai i saj, kë kërkuar ndihmën e të gjithëve për shërimin e vajzës. E çka s’do të bënte prindi për fëmijën e tij? Babai i Jasminës tregon edhe kërkesën që ia ka thënë mjekëve sa i përket shpëtimit të jetës së vajzës së tij.
“I kam thënë doktoreshës, hiqma kurrizin tim dhe shpëtoma vajzën. Ka nevojë për transplant. Spitali ka kërkuar 140 mijë euro. Nuk i kemi ne ato”, ka rrëfyer nën lot prindi i 20-vjecares.
Ai shpjegon se vajza e tij Jasmina e ka trashëguar emrin e motrës që i ka vdekur.
“E kam pasë ni motër edhe ajo e ka pasë emrin Jasmina, kam deshtë me ia përtri. Është Jasminë, është lule. Emrin e ka Jasminë, si një lule në xhenet. Me emër të Zotit ka me e kalu këtë sfidë”, rrëfen prindi i saj.
Për ndihmë financiare ndaj saj është lutur edhe vet Jasmina.
“Çdo kontribut i juai sado i vogël, mua më jep jetë e më jep shnetë. Kam shumë besim tek ju. Bashkë besoj që do ta mposhtim këtë smundje”, ka thënë Jasmina e cila po e lufton sëmundjen e Leukemisë.
Të dhënat e llogarive bankare nëpërmjet të cilave personat vullnetmirë mund të kontribuojnë për shërimin e Jasminës, janë bërë të ditura në postimin e Elvis Naçit.