Një profesoreshë u pushua nga puna në një universitet amerikan pasi u tregoi studentëve një pikturë të Profetit Muhamed në një leksion.
Profesorja ndihmëse Erika López Prater tha se ajo u pushua nga Universiteti Hamline në Minesota të SHBA-së, pasi u tregoi studentëve të saj një pikturë të shekullit të 14-të të Profetit në klasën e saj të historisë globale të artit.
López Prater tha për New York Times se i kishte paralajmëruar studentët se imazhet e figurave të shenjta, duke përfshirë Profetin Muhamed dhe Budën, do të shfaqeshin si pjesë e klasës.
Ajo tha se i kërkoi kujtdo që kishte ndonjë problem të vinte tek ajo me shqetësimet e tyre, por askush nuk e bëri.
Përpara se të shfaqte imazhin në klasë, López Prater tha se u tha studentëve se do ta shfaqte atë pas disa minutash, duke u dhënë kohë studentëve të largoheshin nga dhoma nëse dëshironin.
Shumë muslimanë praktikues e konsiderojnë paraqitjen e Profetit si kundër mësimeve islame.
Një nxënës më vonë u ankua në universitet për klasën, e cila u pasua nga studentë të tjerë myslimanë, të cilët nuk morën pjesë në klasë, për të folur gjithashtu në mbështetje të studentit.
Zyrtarët e universitetit i thanë López Prater se ajo nuk do të punojë në semestrin e ardhshëm.
Në një deklaratë, presidenti i Universitetit Dr Fayneese Miller tha: “Të shikosh imazhin e Profetit Muhamed, për shumë muslimanë, është kundër besimit të tyre. Ishte e rëndësishme që studentët tanë myslimanë, si dhe të gjithë studentët e tjerë, të ndjehen të sigurt, të mbështetur dhe të respektuar si brenda dhe jashtë klasave tona.”/Gazeta10