Policia e Kosovës ka konfirmuar se rruga Shtërpcë – Prevallë është mbyllur.
Kjo për shkak se serbët janë duke protestuar, ndërsa sipas PK-së, do të ketë njoftim tjetër pas përfundimit të protestës.
Më poshtë edhe postimi i para pak çasteve:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
MBYLLJA E RRUGËS SHTËRPCË -PREVALL
Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.
Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë.
Sapo të përfundon protesta do të njofoheni me kohë.