Rron Gjinovci, analist e moderator, ka shkruar një status, ku ka komentuar plagosjen e dy serbëve në Shterpcë, për të cilën ngjarje është i dyshuar një ushtar i FSK-së.
Gjinovci ka shkruar se “po i vie” marre që një ushtar i ushtrisë së Kosovës është i dyshuar për të shtëna në drejtim të civilëve.
Tutje, Gjinovci ka treguar se ai është i pikëlluar që një fëmijë 11 vjeç dyshohet që ka qenë cak për vrasje nga një ushtar i FSK.
Postimi i plotë: