E FUNDIT: Policia e Kosovës zhbllokon rrugën drejt Shtërpcës

Policia e Kosovës e ka hequr zhbllokuar rrugën që çon në qytetin e Shtërpcës, që ishte bllokuar nga banorët lokalë, pas plagosjes së dy të rinjve nga kjo komunë.

Në një video të publikuar nga Klan Kosova, shihen zyrtarë policorë para disa qytetarëve në rrugë, të cilët aty kishin ndezur edhe një zjarr.

Bllokada në rrugë ishte vendosur në fshatin Gotovushe në drejtim të Shtërpcës.

Në lidhje me rastin e plagosjes së dy të rinjve, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra.