Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Sekiraçë.
Në këtë aksident, bazuar në pamjet që ka siguruar portali, shihet se janë përfshirë një veturë dhe një furgon (kombi).
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, i ka thënë Llapi.info-s se nga ky aksident janë lënduar dy persona.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, derisa ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet që kanë çuar në përplasjen e këtyre dy automjeteve.