Një pacient i moshës 63-vjecare ka vdekur pak orë pas një operacioni në Klinikën e Kardiokirurgjisë para tre ditëve.
Ndërhyrja u cilësua si e suksseshme nga kardiokirurgu Kushtrim Shala si dhe njëra nga më të rrallat të kryera në QKUK.
Për këtë deklaratë të Dr. Shalës ka pasur reagime të mëdha edhe nga vet drejtuesit e klinikës.
Drejtori i Kirurgjisë Torakale Nazmi Kolgeci, që për momentin e mbanë pozitën e U.D të drejtorit Gjeneral duke e zëvendësuar Pranvera Zejnullahun, ka ftuar sot në takim kardiokirurgun Kushtrim Shala e drejtorin e Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj.
Ky takim u thirrë pas rastit të fundit ku dr. Shala tha se në QKUK një operacion i rrallë i zemrës u krye me sukses. Por pacienti i këtij operacioni ka vdekur pak orë pasi që ka dalë nga salla e operimit.
E kritika për veprimin e mjekut Kushtrim Shala pati nga eprori i tij, drejtori i Klinikës Rifat Brahimaj.
E rreth asaj se çka u folë në takim për Nacionalen dha detaje Dr. Kolgeci.
“Qëllimi është me e mbrojtë institucionin sepse janë ba do gabime të vogla që janë për njeriun shumë të mëdha. Unë po e zëvendëspj Drejtoreshën. Bordi ka qenë me mu. I kemi marrë deklaratat tash ta shohim në javëm tjetër. Na u informum me gjendjen se cka ka ndodhë atë ditë. Vendimin e marrin javën tjetër kur të mblidhet drejtoresha. Qëllimi yne ka qenë që të informohemi direkt nga ta me situatën” i tha Nacionales dr. Nazmiu.