Ngjarje e rëndë në Itali, 17-vjeçari shqiptar vdes nga zjarri

Një shqiptar 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër pritëse për të miturit në Itali.

I lënduar mbeti dhe një 16-vjeçar ganez, i cili pësoi djegie të rënda, por u arrit të shpëtohej me helikopter.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën në Pasian di Prato, në provincën e Udines, Itali.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, përveç përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë dhe po hetojnë edhe Karabinierët e Udines./Marrë nga GazetaBlic

https://permbledhja.com/500-euro-shtesa-ne-fundvit-per-keta-punetore/