Sinan Kadiri, djaloshi i artë i KF Rahovecit është zgjedhur Shpresa e Vitit në Komunën e Rahovecit.
Këtë e konfirmoi vet klubi vreshtar përmes një komunikate. Kadiri, shkëlqeu me gjeneratën e re të bardhekaltërve, duke dhënë kështu premisa të një ylli në ardhje.
Futbollisti nga Fortesa, ka qenë një nga më të rëndësishmit te gjenerata e re në “Jahja Danuza”, teksa ky çmim me siguri se do ta motivojë edhe më shumë për vitin e ardhshëm.