Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot një person i akuzuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” është arratisur nga automjeti që po transportohej për në Gjykatën Themelore të Gjakovës.
Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës thuhet se është njoftuar policia për t’i hetuar rrethanat e arratisjes.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakovë/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar për vepër penale lëndim i lehtë trupor, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej”, thuhet në njoftim.
Tutje, ShKK kanë thënë se lidhur me këtë lëshim që ka ndodhur janë pezulluar tre zyrtarë nga puna.
“ShKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes. Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna”, thuhet në njoftimin e ShKK-së”, kanë thënë ata.