Të enjten një person është arrestuar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri në një aheng, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Dobidol të Rahovecit.
“Stacioni Policor në Rahovec pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dobidol-Rahovec, iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1968, i cili dyshohet se rreth orës 23:00 në një aheng kishte shtënë me armë zjarri”.
“Nga të shtëna dyshohet se aksidentalisht është qëlluar një person, mashkull i moshës madhore i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga një predhë e plumbit”.
“Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë prodhim turk me një karikator dhe katër gëzhoja të kalibrit 9mm”.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”.