Është arrestuar një grua në Malishevë, pasi dyshohet se e njëjta kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Malishevë 28.12.2022 – 09:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar.
Viktimës i është ofruar tretmani mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.
https://permbledhja.com/policia-jep-detaje-per-djegien-e-kamioneve-qe-sherbyen-si-barrikada/