Bordi i SHSKUK-së është mbledhur në këto momente, ku do të raportojë për herë të parë raporton U.D Drejtoresha e institucionit, Pranvera Zejnullahu-Raci, mëson Klan Kosova.
Ndër pikat që do të diskutohet në këtë mbledhje është edhe rasti me foshnjën në Pejë.
Në fakt lidhur me këtë rast, Bordi ishte mbledhur edhe javën e kaluar veçse në këtë mbledhje kishte munguar Zejnullahu-Raci për shkak të problemeve shëndetësore.
Një fryt i lindur pa shenja jete ishte futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor në Spitalin e Pejës.
Për këtë është hapur rast hetimi, ndërsa me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nga puna është larguar u.d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj si dhe shefi dhe kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë. Po ashtu janë suspenduar edhe shtatë punonjës të spitalit.
Në ndërkohë, në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri.
Shkarkimi, sipas Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur.