Një grup studiuesish ka përfunduar me sukses testimin e një vaksine të personalizuar kundër kancerit duke përdorur të njëjtën teknologji mRNA si disa vaksina Covid-19.
Vaksina eksperimentale, e bërë nga kompanitë farmaceutike Moderna dhe MSD, funksionon duke mësuar sistemin imunitar të kërkojë dhe shkatërrojë qelizat e kancerit. Mjekët shpresojnë se zbulimi do të çojë në mënyra të reja për të luftuar shumë lloje të kancerit.
Kompani të tjera farmaceutike planifikojnë të kryejnë kërkime të ngjashme, por ky është testi i parë i një vaksine të tillë tek pacientët.
Rezultatet e testimit treguan se vaksina reduktoi shanset e vdekjes së pacientëve me një formë të avancuar të kancerit dhe rikthimin e kancerit pas shërimit me 44 për qind.
Testimi u krye në 157 pacientë dhe ende nuk është vlerësuar nga ekspertë të pavarur dhe organe rregullatore. Vaksina është e shtrenjtë për t’u prodhuar sepse prodhohet posaçërisht për çdo pacient, por kompanitë nuk kanë treguar se sa do të kushtojë. /BBC/