Agim Bahtiri kishte arritur fitore të papritur kundër PDK-së në vitin 2013, ani pse asokohe kjo parti shihej si favorite absolute kundrejt kandidatit për kryetar nga radhët e AKR-së.
Mirëpo, se fitorja e tij nuk ishte e rastësishme, Agim Bahtiri e dëshmoi në vitin 2017 kur arriti të fitonte me rezultat bindës karshi kandidates së PDK-së në garën për kryetar komune.
Por Bahtiri nuk arriti të fitonte për herë të tretë në zgjedhjet për kryetar komune vitin e kaluar, kohë kur kishte kandiduar nën petkun e Lëvizjes Vetëvendosje.
Edhe pse në garë zgjedhore ai mori afër 11 mijë vota, ai prapë nuk e arriti të siguronte fitoren, për çka pati shumë zëra se ai ishte bojkotuar në këto zgjedhje nga LVV. Përkundër kësaj, Bahtiri mori 2 mijë vota më shumë se LVV (lista për asamble) në këto zgjedhje.
Më shumë se një vit pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit lokale, duket se rrugët politike mes Agim Bahtirit dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë duke u ndarë.
Veriu.info mëson se Agim Bahtiri në muajin janar të vitit të ardhshëm mund t’i bashkohet LDK-së se drejtuar nga Lumir Abdixhiku, e nëse ndodh kjo, atëherë gara për kryetar komune në zgjedhjes e ardhshme në Mitrovicë pritet të jetë mjaftë e fortë.
Bahtiri njihet si politikan që ka raporte të mira me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe se gjithë karrierës së tij politike kishte potencuar faktin se ishte njëri ndër themeluesit e LDK-së në Mitrovicë.