Policia e Kosovës nuk ka lejuar që vetura me Patriarkun Profirije të hyjë në Kosovë të hënën.
Autoritetet policore të Kosovës e kanë kthyer mbrapsht Patriarkun Profirije në vendkalimin kufitar në Merdare.
Porfirije është përpjekur të hyjë në Kosovë të hënën pavarësisht prej kushteve të vendosura nga Qeveria e Kosovës për lejimin e vizitës së tij në Patriarkanën e Pejës.
Sip raporton portali në gjuhën serbe Kosovo-Online, patriarku serb qëndroi në makinë për disa minuta derisa kontrollohej nga policët e Kosovës, pastaj u kthye me veturë në drejtim të Kurshmlisë.
Ministria e Jashtme e Kosovës tha sot se kërkesa e Partiarkut Porfirije nuk është refuzuar, por se vizita e tij është ndërlidhur me distancimin e tij nga aktet e dhunës në veri të Kosovës.
“Pra, kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por është ndërlidhur distancimi nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura”, thotë MPJD-ja.
Profirije refuzon të distancohet nga veprimet që synojnë destabilizimin e Kosovës.