Drejtori i televizionit Klan Kosova ka njoftuar se ekipi televiziv ishte sulmuar sërish në Zubin Potok.
Me anë të një postimi në Twitter, z. Kelmendi ka thënë se sulmi ka ndodhur nga një grup serbësh të maskuar.
“Gazetarja Qëndresa Bellagoshi është lënduar në kokë ndërsa vozitësi Elsad Sinani në shpinë. Dritaret e veturës janë thyer. Kjo është mizori.” – ka shkruar z. Kelmendi, derisa ka postuar edhe disa fotografi ku dëftehen dëmet e bëra.
Kujtojmë se kjo nuk është e para herë që gazetarët në Kosovë janë sulmuar nga bandat kriminale në veri të vendit.
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Our tv crew was again attacked today in Zubin Potok in north of #Kosovo by a group of masked Serbs while reporting. The reporter Qendresa Bellagoshi is injured in the head and driver Elsad Sinani in the back. The windows of the car are broken. This is outrageous. @RSF_inter @UN pic.twitter.com/Nn76lKo3No
— Adriatik Kelmendi (@adriatikk) December 26, 2022