Mediat serbe, Kurir dhe Novosti kanë publikuar një video, ku sipas tyre ka të shtëna në Zubin Potok.
Videon e kanë marrë nga një faqe lokale që supozohet të shpërndajë informacione mbi komunën e Zubin Potokut.
Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, si në qendër ashtu edhe në rajonin e veriut.
Këta të fundit thanë se nuk kanë informacione, kurse nga qendra edhe më tutje nuk kanë folur.
Sipas mediumit respektiv, ushtarët e misionit paqeruajtës që raportohet të jenë sulmuar në Zubin Potok janë nga Letonia.
Ne do t’ju raportojmë në kohë reale. Më poshtë edhe videoja respektive, ndërsa kujtojmë faktin se lajmi është në përditësim.