Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PDK-së, Nuredin Lushtaku, pasi ky i fundit dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë, nga ku njëri mbeti i plagosur.
Ajo shkroi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është i papranueshëm në çdo rrethanë.
“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku.”, shkroi Çitaku.
Ajo theksoi se shpreson që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit.
“Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranueshme në çdo rrethanë. Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë.”, shtoi ajo.
Ndryshe dy zyrtarët policorë janë trajtuar në QKUK, kurse Nuredin Lushtaku për rastin ka deklaruar se i mohon të gjitha akuzat për plagosje, teksa foli për një përleshje, duke konfirmuar se me të ishin edhe vëllezërit dhe djemtë e tij.
Lushtaku është liruar nga ana e Prokurorisë, kurse kjo është konfirmuar edhe nga avokati i tij, Artan Qerkini.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, nga ku u kërkua që të veprohet sipas ligjit.