Aktivistja Zana Avdiu dhe avokatja nga Shqipëria Enida Bozheku, në emisionin “Opinion” në Tv Klan janë përplasur pas debatit të nxitur nga Avdiu për veprimin e futbollistit, Granit Xhaka ndaj serbëve në Kupën e Botës.
Bozheku si reagim ndaj Avdiut ka thënë se “armiku i armikut tim është miku im”.
E mënjëherë pas kësaj Avdiu i reagoi duke i thënë se po nxitë urrjetje ndaj saj dhe se ajo duhet t’i kërkojë falje.
“Nuk jam armike e shqiptarëve dhe kisha pasur shumë qejf që të kesh kujdes dhe të kesh një gjuhë korrekte sepse të thuash “armiku, armiku yt është miku im” është një nxitje urrejtjeje këtu në studio kundër meje. Tani do kërkosh falje sepse unë nuk jam armik i shqiptarëve.”, i tha Avdiu.
“Duhet ta tërheqësh dhe të kërkosh falje. Nuk jam armike e shqiptarëve.”, shtoi ajo.
Ndërkaq avokatja nga Shqipëria tha se nuk do të kërkojë falje.
“Tani nëse do të më sulmosh dhe të bësh zhurmuesin, fol. Unë bëra një batutë, quhet batutë, ironi, sarkazëm, janë tre elemente që lidhen me leksikun dhe gjuhën e komunikimit.”, tha ajo.
Në fund mes tyre nuk pati ndonjë sqarim.
Kujtojmë se Avdiu ishte cak i gjuhës së urrejtjes për shkak të qëndrimi të saj për veprimin e Xhakës.